Moderatori i emisionit “Zonë e Lirë”, Arian Çani, ka reaguar për menaxhimin e ndihmave pas tërmetit.
Çani tha se i dukej një tmerr që Rama nxjerr disa imam në TV, por i futi edhe një kunjë ish ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, duke thënë me ironi se me Arbenin, ndihmat janë shumë të sigurta.
“E bukura ishte kur Rama tha që ndihmat do t’i menaxhojë Arben Ahmetaj… I keni super të sigurta, po, po…”
Arben Ahmetaj ishte një nga ministrat më të afërt me Edi Ramën, i cili drejtoi një “mega” ministri, por me ndryshimin e kabinetit në dhjetor 2018, kur Rama vendosi të vendosë në qeveri njerëz të papërfolur dhe të panjohur, Ahmetaj u largua.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/