VIDEO/Emergjenca dhe në Lezhë, Rama vendos buxhetin për familjet e prekura, ndërtuesve...

VIDEO/Emergjenca dhe në Lezhë, Rama vendos buxhetin për familjet e prekura, ndërtuesve iu tregon ligjin

81
0
Shares

Teksa shpalli gjendjen emergjente në Durrës, Tiranë, Laç tani kryeministri Rama po merret dhe me Lezhën, e cila ka deme te konsiderueshme nga tërmeti i madh i 26 Nëntorit.

Sipas kryeministrit, familjeve te prekura nga termeti u eshte shperndare ndihma e pare prej 1 milion lekësjh, nderkohë që ai premtoi dhe rregullimin dhe ndërtimin e banesave ne kohë të shkurtër.

Emergjenca ka një perimetër që është zgjeruar me qarkun e Lezhës, si rezultat i një goditje që solli tërmeti në zonën e bashkisë Kurbin por edhe për të mos lënë vetëm banorët në qarkun e Lezhës që kanë probleme me godinat. Mund të ketë godina të dëmtuara edhe përtej këtij perimetri, ne do t’i trajtojmë të gjitha me vëmendje maksimale. Por prioritetet janë prioritete. Ne jemi qeveria e Republikës së Shqipërisë, nuk jemi qeveria e një vendi që sa buxheti i Shqipërisë e nxjerr për një orë nga nafta”, deklaroi kryeministri.

Ndërkohë ai i tha ‘jo’ ndërtuesve që marrin iniciativa për të ndërtuar apartamente për familjet e prekura nga tërmeti.

Çdo ndërtuesi që thotë unë do bëj kaq apartamente, faleminderit shumë, lekët. Nuk duam tulla me klering në këtë marrëdhënie. Duam të garantohemi që çdo gjë që do ndërtohet të jetë e kontrolluar e standardizuar dhe transparent”, tha Rama.

Kryeministri paralajmëroi dhe ndërtuesit që abuzojnë, duke iu treguar ligjin dhe tha se do dënohen me 7 deri në 15 vite burg.

Mbledhje e Jashtëzakonshme e Këshillit të Ministrave

Publiée par Edi Rama sur Vendredi 29 novembre 2019

Strehimi 

“Të gjitha familjet e viktimave në Durrës, familja Broshka 4 anëtarë 1 viktimë, familja Gjana 8 anëtarë 1 viktimë, familja Lala 8 anëtarë, 7 viktima. Familja Meçja 5 anëtarë, 1 viktimë. Të gjitha këto familje duhet të hyjnë në shtëpitë reja urgjent. I kemi gati mundësitë për ta. Duhet caktuar një person specifik në Durrës dhe një në Tiranë që do të bëjë kontaktin me ta për t’iu thënë se ku duan të rrinë. Viktimave të thumanës, familjeve të Thumanës kemi gati t’u ofrojmë menjëherë apartamentin në Tiranë. Kemi gati 6 apartamente në Tiranë por ju lutem në një komunikim me ta për të parë se kush është dëshira e tyre. Ky akt i parë është akti i dorëzimit apartamenteve gjithë këtyre familjeve, duhet bërë në një kohë rekord. Jemi gati tani, komunikimi do të sjellë mbrapsht gatishmërinë e tyre për të shkaur në Tiranë, ata të Thumanës, ata të Durrësit.
Trajtim të posaçëm financiar për familjet ku tërmeti ka marrë jetë. Trajtimi financiar do jetë për gjithë jetën. Dje kam shoqëruar Albert Carën i cili ende nuk di se i ka humbur të gjithë. Urojmë ta kapërcejë situatën e rëndë sepse është dëmtuar në shtyllën kurrizore dhe për këtë e kemi çuar për mjekim në një nga klinikat më të specializuara. Por të gjithë jemi të vetëdijshëm se si do jetë. Ashtu dhe për Lindita Carën që i ka humbur të gjithë”, tha Rama.

Pensionistet

Rama tha se një tjetër vendim i qeverisë ka të bëjë me një grup pensionistët. Sipas tij, për të gjithë pensionistët e familjeve të viktimave do të jepet pensioni i veçantë i Republikës së Shqipërisë, pensioni që iu jepet njerëzve me kontribute të veçanta. “Është një numër i kufizuar që varion në 12-15, kështu që këta njerëz do përfshihen në këtë kategori”, tha ai më tej.

Bursat

Po kështu do të akordohen 1 milion lekë të reja për çdo familje që ka viktima dhe bursa për nxënësit e studentët.
“Po ashtu nxënësit që janë në familjet e viktimave për t’iu ardhur në ndihmë, do të marrin një bursë mujore prej 15 mijë lekësh të reja në muaj. Është 3-fishi i bursës së ekselentëve. Dhe këtë bursë do ta përfitojnë edhe studentët”, tha Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY