Percillen per ne banesen e fundit viktimat e Thumanes, lot dhe dhimbje...

Percillen per ne banesen e fundit viktimat e Thumanes, lot dhe dhimbje pa fund

144
0
Shares

Mes lotësh e dhimbjes së madhe, iu është dhënë sot lamtumira e fundit të gjithë viktimave të Thumanës, që humbët tragjikisht jetën nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit. Në tërmetin 30-sekondësh u shuan dy familjet Cara dhe Greku, në Thumanë, pasi fatkeqësisht pallatet e tyre u rrënuan plotësisht.

Ceremonia mortore u zhvillua mesditën e sotme, në orën 13:00, ku të pranishëm ishin dhe kryeministri Edi Rama, zëvendëskryeministri Erjon Braçe, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, dhe ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, dhe në nder të viktimave u mbajt një minutë heshtje.

Po ashtu, në këtë ceremoni të dhimbshme kanë qenë edhe familjarët e viktimave, shok, miq, të afërm, por edhe të panjohur, të cilët janë prekur nga kjo tragjedi.

Emrat e 22 personave që u nxorën të pajetë nga rrënojat në Thumanë./Bw

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY