VIDEO/ Tërmeti në Itali 4 herë më i fuqishëm se bomba atomike...

VIDEO/ Tërmeti në Itali 4 herë më i fuqishëm se bomba atomike në Hiroshima

149
0
Shares

24 orë pas tërmetit e toka vazhdon të dridhet në Italinë Qëndrore. Instituti sizmiologjik ka regjistruar në orën 4.27 minuta të mëngjesit të sotëm një tjetërlëkundje të fortë tërmeti të shkallës 4.2 erreth 114 lëkundjetë tjera të shkallës nga 2-3 Richter.

Ka shkuar në 8 mijë numri i personave të asistuar gjatë natës nga punonjësit e Mbrojtjes Civile tëKruqit të Kuq. Shumica e tyre janë strehuar në kampet e tendave të ngritura në komunat e Visso, Ussita e Castelsantangelo, ndërsa mjaft të tjerë kanë fjetur në makina, në 21 pikat në zonat e hapuaratë epiketuaranga komunat.

Numri i të plagosurve vazhdon të mbetet rreth 20, 2 prej të cilëve në gjëndje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Tërmeti i një dite më parëështë ndjerë fuqishëm dhe në kryeqytetin italian Romë e gjatë ditës së sotme të gjitha shkollat janë mbyllur e po inspektohen për të verifikuar gjëndjen etyre e nëse kanë pësuar dëmtime.

Po e mbyllur vazhdon të mbetet sot për turistët Katedralja e Shën Palit, e cila ka pësuar krisje në kornizën e jashtme. Departamenti i Mbrojtjes Civile informon se prej 24 gushtit e deri më 26 tetor kanë asistuar rreth 15 mijë banorë të zonave të prekura nga tërmeti, 4 mijë prej tyre janë strehuar në hotelet e brigjeve të Adriatikut e 10 mijë të tjerë në srukturat e vëna në dispozicion nga strukturat lokale.

Sipas specialistëve fuqia e këtij tërmeti është e barabartë me 80 kiloton, baraz me 80 mijë tonë tritol, e katër herë më i fuqishëm se bomba atomike e hedhur në Hiroshima e Nagasaki. Ndërkohë në mediat italiane janë publikuar pamje të filmuara me dron, rreth rrënojave dhe dëmeve kolosale që ka lënë pas tërmeti.

 
 
 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY