“Nuk mund të na ndalojnë të mendojmë”, Fuga: Dyshoj shumë te ata...

“Nuk mund të na ndalojnë të mendojmë”, Fuga: Dyshoj shumë te ata që hiqen si ruajtësit e moralit publik

98
0
Shares

*Artan Fuga

Nuk mund të na ndalojnë të mendojmë! Ka ca njerëz, unë dyshoj shumë te ata, që hiqen si ruajtësit e moralit publik. Na thonë që mos debatojmë për asgjë, të mos arsyetojmë për asgjë se çfarë nuk kemi bërë mirë, ose kemi bërë keq, e që na kanë shtuar dëmet në njerëz dhe materiale.

Të mos mendojmë asgjë, fare asgjë, ta mbyllim rubinetin e trurit, por vetëm të qajmë, ose vetëm të japim lekë për ndihma, a ushqime, ose vetëm të shohim dhe pësojmë lëkundjet e tërmetit kur bina dhjetkatëshe vallëzojnë mbi kokat tona!

Mos mendoni, mos arsyetoni, mos e çoni mendjen te asgjë që të ketë qenë ndryshe, që duhet të ishte ndryshe!

Këta moralista që unë i dyshoj si tenderuesa, si përfituesa, si këpucëlëpirësa, si të korruptuar, veç atyre që e kanë nga budallalliku dhe frika që i ka zënë, nga humbja e qetësisë psikike.

Njeriu i vërtetë i bën të gjitha.

Jep kurajo,
ndihmon të tjerët,
siguron veten dhe familjen,
jep optimizëm,
jeton jetën e tij sikur do të jetojë 1000 vjet ose sikur të ishte dita e tij e fundit,
Por, edhe arsyeton, kritikon, lëvdon, ka dhimbje, trishtohet.
Kjo është jeta!
Pse tërmeti do të jetë më i fortë se njeriu???
Kurrë!

Por këta tipa, harrojnë se edhe në ngushëllime vdekjeje shqiptari bisedon për shoqërinë, njërezit, politikën, jetën.

Se këta lëpirësa, këta pinokë e bij pinokësh, kur nuk ka katastrofa nuk dëgjojnë asnjë kritikë, tallen, përqeshin, i quajnë ata që e mendojnë të keqen sikur janë të çmendur, budallenj dhe vuuuu karabinatë të larta sa malet, mblidh mijra njerëz në një pallat sikur të ishin miza…. etj.

Kurse kur ka kastastrofa, u thonë të tjerëve : Mos arsyetoni për çka po ndodh, tani është koha të qajmë të vdekurit!

Kur jeta është normale nuk dëgjojnë kur u flasin, kur ndodh tragjedia, kërkojnë të mos flasim. Kur të flasin njerëzit atëhere?

Po! Duhet folur tani, tani, tani dhe pastaj, edhe gjithmonë, pa lënë mënjanë veprimin për të përballuar gjendjen, sepse pastaj harrohet cdo gjë dhe ata vazhdojnë paudhësitë e tyre : Pinokët!

Tani arsyetohet mbi atë që ndodh sepse jemi dëshmitarë të saj, na duhet t’a arsyetojmë gjithçka që t’ua lemë si dëshmi femijëve, brezave të tjerë, sepse pas katastrofës do të vijë ora e llogarive, e asaj që nuk mund të jetë si më parë!Pinokë të ndyrë! Morali juaj është korruptiv!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY