Teatri i shpëtoi dy herë tërmeteve të fuqishme, Ish-ministri: A kanë më...

Teatri i shpëtoi dy herë tërmeteve të fuqishme, Ish-ministri: A kanë më fytyrë ata që e nxorrën raportin për ta shembur?

136
0
Shares

Shumë ndërtesa u dëmtuan rëndë dhe dy tërmetet e fuqishme qe goditen vendin ne kaq pak kohe, janë dhe një test për ate sesa rezistojnë godinat dhe banesat e ndertuara vetem ne vitet e fundit.

Teksa pallatet patën dëmtime serioze dhe mund te dalin si te pabanueshme (4 te tilla jane konfirmuar në Tiranë sipas Bashkisë), vetëm godina e Teatrit Kombëtar arriti të shpetonte dy here pa asnjë çarje.

Ish-ministri Ylli Manjani, pa dashur te marre rolin e ekspertit, thotë se grupet e atyre inxhiniereve qe e nxorren jofunksionale Teatrin, sot nuk duhet te kee fytyre te dalin para, pasi e gjitha ishte një mashtrim duke i quajtur parashikues fake.

Ata 9 inxhinierë dhe 2 arkitektë të Institutit të Ndërtimeve dhe të shërbimit të Zjarrfikësve që bënë raportin që “…godina e Teatrit nuk mban asnjë tërmet..”, a kanë ende fytyrë?!

Në fund të fundit, mbi atë raport vendosën që ta shëmbin atë godinë!!! Rama dhe Veliaj me atë raport justifikuan propagandën dhe veprimet ekzekutive.

Nuk i gjykoj profesionalisht, se nuk kam aftësinë ta bëj, por turp a thua u vjen ndopak?! Në çdo vend normal, komisionet e etikës profesionale u heqin liçensat këtyre “profesionistëve parashikues”.

Meqë ra fjala, ja ku i kanë parashikuesit e rremë që trembën njerëzit se do shembet godina. Ti arrestojnë sipas ligjeve të tyre! Mos lodhen kot me mbyllje portalesh. I kanë në letra zyrtare “parashikuesit fake”.

Asnjë krisje të vetme nuk pësoi godina! E fortë sa më ska. Provë e pakontestueshme se parashikimet e bëra ishin FAKE.Ajo godinë ka rrëzuar shumë qeveri”,-shkruan Manjani.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY