Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Efektivat e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale kanw arrestuar në rrugë operative në flagrancë shtetasin: Migel Shabani 24 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi I tij u bë pasi: Më datë 30.10.2016, në lagjen Nr.13, Durrës, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij i’u gjetën dhe I’u sekuestruan në cilësinë e provave materiale: rreth 8 kg.lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva; një armë zjarri tip pistoletë, me mbishkrim E – Kol; 68 copë fishekë të kalibrit 7.62mm. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”dhe’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”parashikuar në nenet 278 dhe 283 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/