LIGJI I FALIMENTIT/ Çfarë do të ndodhë tani

LIGJI I FALIMENTIT/ Çfarë do të ndodhë tani

61
0
Shares

Pas më shumë se tre vitesh diskutimi, e mijëra eurove të shpenzuara për asistencë teknike ndërkombëtare, ligji “Për falimentin” që u miratua së fundmi në Kuvend vlerësohet pozitivisht nga juristët. Sipas tyre, ky ligj i cili pas dekretimit nga Presidenti do të duhet të botohet në Fletoren Zyrtare për të hyrë në fuqi, sjell ndryshime të rëndësishme në rregullimin e këtij procesi, bazuar edhe në përvojën e BE-së dhe vendeve të rajonit. Juristët sqarojnë se procedura e falimentimit ka si qëllim të shlyejë, në mënyrë kolektive, detyrimet e debitorit nëpërmjet likuidimit të të gjitha pasurive të tij dhe shpërndarjes së të ardhurave, ose, nëpërmjet riorganizimit ose arritjes së një marrëveshjeje tjetër të re, me synim kryesor ruajtjen e veprimtarisë së debitorit.

Sipas ligjit të ri procedura do të realizohet përmes:

-likuidimit,

-riorganizimit,

-ristrukturimit të borxhit për konsumatorët me të ardhura të rregullta,

-ristrukturimit të borxhit për subjektet tregtare përmes marrëveshjeve

jashtëgjyqësore, të miratuara nga gjykata e falimentimit.

Juristët thonë se ligji “Për falimentimin” synon të caktojë rregulla të detyrueshme, të njëjta dhe të barabarta, si dhe të lehtësojë zgjidhjen dhe shlyerjen e detyrimeve të debitorit brenda dhe/ose jashtë procedurës së falimentimit. Ndër të tjera, ky ligj parashikon një renditje të kreditorëve të preferuar, renditje kjo që respektohet në një procedurë falimentimi.

Ligji i mëparshëm përcaktonte, në nenin 146 të tij, shpërndarjen e pasurisë sipas radhës së preferimit, duke përcaktuar një radhë të ndryshme nga ajo e parashikuar në nenin 605 të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë.

Ligji i ri përmban 210 nene dhe përbëhet nga 11 pjesë.

Një nga arsyet kryesore të moszbatimit të ligjit të falimentit deri më sot ka qenë paaftësia paguese e subjekteve në falimentim, pra pamjaftueshmëria e masës së falimentit, që nuk mundësonte mbulimin e shpenzimeve të procedurës./monitori/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY