Pallatet e pabanueshme në Tiranë, bashkia shpall 4 të tilla

Pallatet e pabanueshme në Tiranë, bashkia shpall 4 të tilla

305
0
Shares

Bashkia e Tiranës ka shpallur sot katër pallate të pabanueshme por ka hasur në vështirësinë e banorëve për të liruar banesat.

“Paralelisht me ndihmën që po u jepet banorëve në nevojë, grupet e punës së Bashkisë së Tiranës po verifikojnë në terren të gjitha banesat private dhe pallatet, për të evidentuar ndërtesat me probleme, të cilat mund të jenë të pabanueshme për shkak të goditjeve sizmike. Deri më tani, grupet e punës me përbërje inxhinierë konstruktor, kanë konstatuar se disa godina janë të pabanueshme në Tiranë dhe kanë udhëzuar evakuimin e banorëve. Por, në 4 pallate, punonjësit e Bashkisë së Tiranës në terren kanë hasur në rezistencën e banorëve, të cilët nuk pranojnë të lënë banesat e tyre dhe të evakuohen në qendrat sociale ose hotele të zonës, sipas udhëzimit të inxhinierëve, për të shmangur çdo rrezik të mundshëm”.

Pallatet ndodhen në njësitë e mëposhtme:

–              Njësia Administrative 11, rruga “Fatmir Gjata”, Kodër Kamëz;

–              Njësia Administrative 4, pallati i ish-Konvikteve të Komunales së Tiranës, zona e Alliasit, Godina 1 dhe 2;

–              Njësia Administrative 4, pallati nr. 4, rruga “Myslym Keta”;

–              Njësia Administrative 6, pallati nr. 160 në rrugën “Llambi Bonata”, zona e ish-Kombinatit.

Bashkia e Tiranës i ka njoftuar dhe ua ka vënë në dispozicion banorëve të pallateve të mësipërme aktet e konstatimeve të Institutit të Ndërtimit, duke bërë rrethimin e zonës dhe vendosjen e perimetrit të sigurisë. Bashkia e Tiranës u bën thirrje të gjithë banorëve të bashkëpunojnë me përfaqësuesit tanë në terren dhe të dalin vullnetarisht nga këto ndërtesa të pasigurta për jetën e tyre, dhe të pranojnë ndihmën e ofruar për strehim dhe ushqim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY