Protestë në Himarë kundër prishjes së banesave

Protestë në Himarë kundër prishjes së banesave

56
0
Shares

IKMT nuk e nisi aksionin për rrëzimin e disa objekteve në Himarë. Banoreve iu la pesë ditë afat, që ata të largohen nga banesat, pasi rrëzimi i tyre sipas IKMT është i pashmangshëm. Pasi u anulua aksioni banorët filluan protestën para bashkisë, ku kërkuan largimin e kryetarit Gjergji Goro.

Ata thanë se nuk do të lejojnë tu prishin shtëpitë dhe do të përshkallëzojnë protestat. Ndërkohë kryetari i OMONIA-s Leonidha Papa iu drejtua në gjuhen greke kryetarit të Bashkise Goro:Mos largoni himariotët nga shtëpitë e tyre! Në mbështetje të protestës para Bashkisë së Himarës shkuan edhe banorë nga Dukati. Ndërtimet janë projektuar të prishen për shkak se në Himarë duhet të filloje zbatimi i planit të ri Urbanistik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY