“Finalja” e hetimit disamujor të policisë të koduar “Anavasis”, u arrit më 20 tetor në Afidhnes. Pak pas orës 12:00 të mesditës, policë të Njësisë Antidrogë hynë në një magazinë në kilometrin 29 të rrugës së vjetër nacionale AthinëLamia dhe gjetën të fshehura 1 ton 669 kg hashash.
Ndjekja kishte nisur disa ditë më parë, ndërkohë që ndërhyrja u bë më pas, teksa brenda u gjeten tre pjesëtarë bazë të rrjetit. Mes tyre, përmendet 46vjeçari nga Himara me inicialet A.Dh, si “truri” i rrjetit të narkotrafikut, sipas burimeve policore. Nga dëshmitë e të arrestuarve rezultoi se hashashi, pasi të ndahej në pako, do dërgohej me furgona frigoriferike në Gjermani, Belgjikë dhe Holandë, ndërkohë që një pjesë do dërgohej në vendet skandinave. Droga, me vlerë rreth 7 milionë euro, ishte sjellë gradualisht nga Shqipëria në Greqi, javën e fundit para arrestimeve. 46vjecari konsiderohet “lojtar” i ashpër në trafikun e hashashit nga Shqipëria në Europën Qendrore, dhe zotëron një kompani të transportit ndërkombëtar në Europë. Në dokumentet e dosjes hetimore, thuhet se 46vjecari vepron në vende të Bashkimit Europian, ndërkohë një burim policor deklaroi se për çështjen kanë shfaqur interes agjenci të antidrogës të Belgjikës, Holandës, Spanjës dhe Francës. Bashkëpunëtorët e tij nuk pranojnë se ai ka kompani kamionësh, gjë për të cilën ka patur dyshime, dhe thonë se në 5 vitet e fundit, ai jeton në Holandë dhe punon në lavazh makinash. Në dëshminë e tij, nuk pranoi se ishte “truri” i rrjetit, por pretendoi se merrte urdhra telefonike nga një shqiptar që quhet “Jani”, në Holandë.
Arrestimet e 20 tetorit përbëjnë vazhdimin e hetimit të koduar “Anavasis” që nisi në 2015. Përmbajtja e hetimit përshkruhet në dokumentin sekret të përgatitur në dhjetor nga kreu i Drejtorisë së Antidrogës, Kostandinos Panagiotopoulos, dhe “objekt i hetimit është informacioni për organizimin e veprimtarisë në transportin e kanabisit dhe kokainës nga kamionë të transportit ndërkombëtar të regjistruara në Bullgari dhe Austri”. Në të njëjtin dokument, drejtuar Prokurorisë së Shkallës së Parë të Athinës, u vu në dukje se anëtarët e rrjetit krijuan shoqëri virtuale të transportit në Greqi, Bullgari, Austri dhe Holandë, përmes të cilave sigurohet kalimi i drogës. Pjesa e parë e hetimit përfundoi në Maj 2016 me arrestimin në Zakyntho të grekëve dhe shqiptarëve që u përfshinë në tentativën e transportit të rreth 650 kg hashash nga Shqipëria në Norvegji përmes Greqisë, në një kamion me portokalle.
Si “truri” i transportit u përshkruan nga policët grekë: 50vjecari shqiptar Dhimitër P., banues në Belgjikë, pronar i një kompanie transporti në zonën e Zaventem në Bruksel, dhe shqiptari Klement B., 46vjec, që kishte veprimtari në Sarandë, Shqipëri. I pari u zbulua në verë nga policia belge, përmes informacioneve që dha një nga të arrestuarit në Zakyntho. I dyti, i njohur në shtyp si “Eskobari i Ballkanit”, kërkohet me urdhër arresti ndërkombëtar dhe dyshohet se fshihet në Shqipëri. Ky i fundit refuzon se ka biseda të koduara me trafikantë droge dhe akuzon autoritetet greke se nuk i kanë dërguar dosjen hetimore prokurorëve shqiptarë. Njëkohësisht, publikime në shtypin shqiptar thonë se 46vjeçari është i pranishëm në veprimtari shoqërore, ndërkohë që burime për “Kathimerini” thonë se disa ditë më parë Tiranën e vizituan oficerë të DEAs amerikane me qendër në Athinë.
Në konferencën për shtyp që u zhvillua për sekuestrimin e 1.5 ton hashash në Afidhnes, oficerë të policisë greke shprehën dyshimin për përfshirjen në këtë çështje të 46vjecarit të kërkuar. “Po hetohet lidhja me çështjen e Zakynthos” deklaruan oficerët. Por ai vetë e refuzon, duke deklaruar se në dosjen hetimore nuk përmendet fare emri i tij. Një burim policor ndërkohë, zbuloi për “Kathimerini” se kërkimet rreth kompanive të transportit të përfshira në rrjet, zbulojnë lidhje mes dy çështjeve. Rol kyç në zhvillimin e hetimeve duket se përbën sekuestrimi në Prill 2015 në Britaninë e Madhe të 23 kg kokainë në një furgon që i përkiste një kompanie që kontrollohej nga rrjeti. (BalkanWeb)
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/