Kapet makina me drogë, por drejtuesi i shpëton policisë

Kapet makina me drogë, por drejtuesi i shpëton policisë

56
0
Shares

Plot 27 kg kanabis është sekuestruar nga policia e Shkodrës. Policia kishte informacion për një trafik droge, ndaj efektivët kanë konstatuar një automjet të dyshimtë në lagjen “Skënderbeg”.

Pasi i është bërë me shenjë të ndalojë, drejtuesi nuk i është bindur urdhrit. Gjatë ndjekjes nga policia, drejtuesi ka braktisur automjetin duke u larguar me shpejtësi.Nga kontrolli që i është bërë automjetit, tip “Mitsubishi” me targë AA 193 NL, u gjetën 3 thasë me një sasi totale prej 27 kg kanabis.

Nga hetimet rezultoi se automjeti ishte në pronësi të 48-vjeçarit, Aleksandër Malaj, i cili është arrestuar. Automjetin ai ia kishte dhënë me qira, 30-vjeçarit K.Q, të cilin policia e ka shpallur në kërkim dhe thotë se ishte ai që e drejtonte.

shkoder 2

shkoder 3

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY