Qendra sizmologjike evropiane: Nuk kishim pare kurre me pare si kete ne...

Qendra sizmologjike evropiane: Nuk kishim pare kurre me pare si kete ne Shqiperi

161
0
Shares

Në lidhje me goditjet e tërmetit në Shqiperi, ka reaguar Qendra Sizmiologjike Europiane Mesdhetare.

Përmes një postimi në “Twitter”, Qendra Sizmiologjike Europiane Mesdhetare njofton  se prej kohës kur prezantuan aplikacionin e tyre mbi tërmetet nuk kishin parë kurrë më parë një numër kaq të lartë tërmetesh të ndjerë në të njëjtin rajon.

Qendra e ka cilesuar situatën në Shqipëri si tepër të vështirë, ndërsa ka shprehur sdhe solidaritet me familjet e prekuara nga ky tërmet.

 “Që prej lançimit të aplikacionit LastQuake në 2014, nuk kemi dëshmuar kurrë një numër kaq të lartë të tërmeteve të ndjera në të njëjtin rajonKjo është një kohë shumë shqetësuese dhe e vështirë për personat e prekur nga tërmetet në Shqipëri dhe të gjitha mendimet tona shkojnë për ju. Bëni kujdes”, thuhet në postimin e EMSC.

Sipas sizmiologëve, që prej mëngjesi të së martës, Shqipëria është prekur nga 500 pasgoditje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY