DETAJE TE REJA/ Shtetasja e huaj u vetëhodh nga 15-katëshi, ja letra...

DETAJE TE REJA/ Shtetasja e huaj u vetëhodh nga 15-katëshi, ja letra që la

104
0
Shares

Detaje të reja e tronditëse kanë dalë në lidhje me ngjarjen e raportuar disa minuta më parë nga Policia, ku një shtetase e huaj, sipas bluve kishte rënë nga veranda e katit të tretë të Hotel Tirana. Nga stafi i Hotel Tiranës, mesohet se gruaja e moshës rreth 40­vjeç, është vetëhedhur. Një tjetër detaj me rëndësi është se para se të ndërmerrte këtë akt, ajo ka lënë edhe një letër. “Unë po vetëvritem. Jam dakord që organet e mia mund t’i perdorin njerezit që kanë nevojë”, thanë burimet e “Panorama” që kanë parë letrën që është gjetur në dhomën ku qëndronte gruaja e huaj. Tani këtë letër e ka në dorë policia e cila po heton edhe më tej ngjarjen. Mësohet se gruaja kishte pire alkol pa fund dhe policia ka gjetur në dhomën e saj shishe të zbrazura.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY