Sekretar i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, në një prononcim për mediat u shpreh edhe për një deklaratë të kryeministrit Rama i cili theksoi se varet në dorën e LSI-së koalicioni i vitit 2017, madje ai përdori edhe togfjalëshin “rimartesë me PD-në”.
“Me gjithë respektin që kam për vëmendjen dhe punën që ju bëni edhe si ish-koleg me ju, nuk jam këtu dhe nuk do të merrem as me batuta dhe as me mistrecllëqe batutash.
Është e rëndësishme që në mënyrë të veçantë mazhoranca, por në mënyrë më specifike Qeveria, të jetë e përqendruar dhe e fokusuar maksimalisht te përmbushja e detyrimeve dhe reformave të mëdha, në të cilat është përfshirë vendi, në mënyrë të veçantë do të theksoj se në këtë moment është shumë e rëndësishme realizimi me seriozitet dhe me përkushtim i reformës zgjedhore.
Është gjithashtu një prioritet nga i cili nuk mund të ikim, por duhet të jemi të fokusuar maksimalisht, lufta kundër krimit e në mënyrë të veçantë lufta kundër trafikut të drogës.
Dhe gjithashtu ajo çfarë është në fund të fundit thelbi i gjithë këtij procesi, është realizimi i reformave ekonomike për të sjellë produkt në cilësinë e jetës dhe në mirëqenien e qytetarëve duke e vlerësuar maksimalisht partneritetin serioz me FMN-në”, tha Rama
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/