A do të ketë tërmet tjetër? Flet profesori i sizmiologjisë: Në Shqipëri...

A do të ketë tërmet tjetër? Flet profesori i sizmiologjisë: Në Shqipëri 4 breza tërmetesh, kush është më i rrezikuari

196
0
Shares

Shqiptarët dje u zgjuan nga lëkundjet e tërmetit që shkundën kryesisht Durrësin, por edhe Tiranën. Deri më tani janë shënuar 24 viktima, mes tyre tre fëmijë. Ndërkohë raportohet për më shumë se 650 të plagosur.

Dëmet në banesa janë të mëdha. Vendi vijon të lëkundet vazhdimisht, ndërsa të gjithë i druhen faktit nëse do të ketë sërish një tërmet tjetër si ai i mëngjesit të sotëm. Për të gjitha këto pyetje, Dritare.net intervistoi profesorin në sizmiologji, Ish-drejtor i Institutit të Sizmiologjisë, Shyqyri Aliajn.

Dritare.net-Termeti i sotem 26 Nentor 2016 ora lokale 03:54:11.3 me M=6.3 shkalla Rihter dhe epiqender ne detin Adriatik, 34 km ne VP te Tiranes, ne Gjirin e Rodonit. Si konsiderohet ky termet krahasuar me te tjere te rajonit, shkaterrimtar apo i pritshem?

Sh. A- Termeti i 26 Nentorit 2019 me magnitude 6.3 Rihter eshte nje termet i pritshem per vendin tone, dhe me gjere per rajonin Ballkanik. Per kete rast mund te permendim termetin e Durresit te 17 dhjetorit 1926 me magnitude 6.2 Rihter dhe intensitet epiqendrore 9 balle Merkali apo termetin e Shkodres te 1 qershorit 1905 me magnitude 6.6 Rihter dhe intensitet epiqendror 9 balle Merkali. Shkaterrues konsiderohen termetet me intensitet epiqendror 10 balle Merkali.

Dritare.net-Perpara goditjes me magnitude 6.3 Rihter pati nje paragoditje me magnitude 4.3 Rihter. Mos valle termeti me magnitude 6.3 Rihter eshte nje paralajmerues i nje goditje me te forte?

Sh. A- Goditja kryesore e 26 Nentorit 2019 me magnitude 6.3 Rihter u parapri me tre paragoditje, me e forta ne oren 02:47 ora lokale me magnitude 4. 4. Pasgoditjet nuk arrijne te tejkalojne energjine e goditijes kryesore, pra magnituden.

Dritare.net-Ne cfare brezi sizmik ben pjese Shqiperia dhe cilat jane rajonet me te rrezikuara te vendit tone?

Sh. A- Shqiperia ben pjese ne brezin sizmik Mesdhetar-Tranaziatik.
Ne Shqiperi jane percaktuar keta breza termetesh:
1) Brezi termetor Joniko-Adriatik qe ndjek zonen tokesore bregdetare nga JL ne VP.
2) Brezi teremtor Korce-Peshkopi qe ndiqet nga Erseka ne Korce e deri Diber me shtrirje V-J. dh
3) Brezi terthor Lushnje-Elbasan-Diber me shtrirje VL.
Nder ta me i rrezikuari eshte brezi i pare, Joniko-Adriatik.

Dritare.net- A jane te sigurta banesat shqiptare? Mos e kemi shkelur me 12 kateshe? Mos duhet te ulim lartesine e ndertimeve?

Sh. A- Proven e sigurise ndertimeve tona ia ben termeti, si rasti ne shqyrtim, qe tregon se pse shumica e ndertimeve te reja beton-arme i rezistuan forces se ketij termeti te forte dhe pse ndertimet e vjetra e te amortizuara si ne Thumane, dhe ndertimet e reja te ndertuara keq, si disa ne Durres u shkaterruan. Problemit te lartesise te kateve duhet ti pergjigjen konstruktoret dhe ndertuesit.

Dritare.net- Nisur nga statistika dhe frekuencat, kur mund te perllogaritet nje goditje tjeter e ngjashme, apo mund te bejme per ca kohe gjumin rehat?

Sh. A- Termetet nuk mund te parashikohen sic parashikohet afersisht shiu. E vetmja rruge eshte percaktimi i rrezikut sizmik per Shqiperine, qe eshte nje parashikim afat-gjate, qe ndertimet te ndertohen per te perballuar forcen maksimale te mundshme te termeteve te ardhshem. Dhe te tilla studime tashme jane kryer dhe publikuar nga ish Instituti Sizmologjise, por ato ende nuk jane perfshire zyrtarisht nga instancat shteterore si baze per Kodin e ri te Ndertimeve te pershtatur ne baze te Eurokodeve sizmike.

Dritare.net- Si eshte ky termet krahasuar me ate te te Shkodres te 1979?

Termeti i zones kufitare Mali i Zi- Shqiperi i 15 prillit 1979 me magnitude 6.9 eshte termeti me i fuqishem qe ka goditur rajonin Ballkanik. Ai ne territorin e Malit te Zi, ne zonen e Petrovacit arriti intensitet epiqendror 10 balle Merkali – termet shkaterrues. Termeti i 26 Nentorit 2019 eshte demtues dhe nuk mund te krahasohet kurresesi me ate te 15 prillit 1979./dritare.net

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY