Situata e vështirë pas tërmetit, Basha anulon vizitën dhe aktivitetet në Athinë

Situata e vështirë pas tërmetit, Basha anulon vizitën dhe aktivitetet në Athinë

81
0
Shares

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka anuluar vizitën në Athinë, ku kishte planifikuar të festonte, bashkë me shqiptarët në Greqi, Ditën e Flamurit. Më pas, ai ishte i ftuar të merrte pjesë në Kongresin e Nea Demokracisë. Lajmin e anulimit të vizitës së zotit Basha e njoftoi kreu i degës së PD në Athinë, Fatmir Gjoçi.

Arsyeja është e kuptueshme. Pas situatës së vështirë që po kalon vendi ynë, për shkak të fatkeqësisë natyrore që shkaktoi humbje jetësh, Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha, e anulloi vizitën e tij në Athinë.”- shkruan kreu i degës së Athinës.

Siç kishte lajmëruar më herët më herët bashkëatdhetarët, kreu i degës së Athinës bën të ditur se në axhendën e zotit Basha ishin dy takime kryesore: pritja festive me shqiptarët e Greqisë në 28 Nnëntor dhe pjesëmarrja në Kongresin e Nea Demokracisë, i ftuar nga kryeministri grek Kyriakos Micotaqis.

Lideri demokrat qendroi gjate mbremjen e djeshme mes banorëve të prekur nga tërmeti, deri sa operacionet vijonin për nxjerrjen e viktimave dhe të gjallëve nga rrënojat.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY