VIDEO/ Politikani italian: Shqipëria, një strehë për kriminelë

VIDEO/ Politikani italian: Shqipëria, një strehë për kriminelë

54
0
Shares

Arrestimi i 3 shqiptarëve, pjesë e asaj që njihej si “banda e vilave” ka sjellë reagimin e partisë Lega Nord në Itali e njohur për qëndrimet e saj kundër emigrantëve. Nënkryetari i partisë, për zonën e Emilia-Romagna, tha se përgëzon punonjësit e policisë, ndërsa akuzoi Shqipërinë si një “strehë të hajdutëve”.
“Faleminderit, faleminderit, faleminderit pafundësisht, për njerëzit e policisë në Parma. Ata arrestuan tre kriminelë, autorë të shumë vjedhje si dhe kanë terrorizuar një fëmijë”, deklaroi Fabio Rainieri.
Dy ditë më parë përfunduan në pranga shqiptarët Artan Goci, Ermal Karaj dhe Arben Reci. Ata janë autorë të disa vjedhjeve. Objektiv i tyre ishin vilat, me pronarë të pasur, ndërsa lëviznin me një automjet tip “Golf” të zi. Grabitjet i kryenin rreh orës 18:00 deri në orën 21:00. Në banesën e tyre policia ka gjetur qindra bizhuteri të vjedhura, apo sende të tjera të cilat nuk i kishin nxjerrë ende në treg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY