A janë shqiptarët të dhënë pas seksit?

A janë shqiptarët të dhënë pas seksit?

116
0
Shares

Jeta seksuale është një moment i rëndësishëm për çdo njeri dhe i pazëvendësueshëm, jo vetëm për riprodhimin, por edhe për cilësinë e jetës. Seksi çliron streset, ka efekte qetësuese, është element i rëndësishëm në marrëdhëniet e çiftit dhe harmoninë familjare. Ndërkaq, aftësia seksuale varet nga denduria e raporteve. Në bazë të statistikave, del që në periudhën e jetës aktive seksuale (deri në 40 vjeç), i aftë seksualisht quhet ai person që realizon minimalisht 2 akte seksuale në javë. Nëse denduria e raporteve është më e paktë, do të thotë se këtu ka një problem. Meqenëse faktori moshë është përcaktues në jetën seksuale, ne themi që vendi ynë, duke pasur një popullsi me moshë të re, ka jetë aktive seksuale.

femra-dhe-mashkulli

Lidhjet e aftësisë seksuale me tiparet gjenealogjike të një kombi

Shumë studiues e lidhin seksin me regjimin e jetës, faktorët socialë, ushqyerjen, por edhe më faktorë të tjerë natyrorë. Ndonëse ka përpjekje për të vendosur korrelacione mes llojeve të ushqimeve dhe potencës seksuale, deri tani këto gjëra mbeten të paprovuara. Për shembull, në popull është i përhapur mendimi se po të hash mjaltë dhe arra, rritet potenca seksuale, por kjo nuk ka baza. Nuk është e provuar se ushqimet me shumë kalori shtojnë dëshirën seksuale. Popullsia e fshatit para viteve ’90 kishte ushqim me kalori të ulët, por njëherësh kishte edhe jetë aktive seksuale. Më tepër në stimulimin e dëshirave ndikojnë elementë të kulturës si moda, filmat, sjelljet e lirshme. Realisht, shoqëria shqiptare pas ’90-ës është kthyer në një shoqëri seksuale.

 

Ecuria e jetës seksuale në stade të ndryshme të jetës

Jeta seksuale fillon një rënie graduale pas moshës 40 vjeç, e cila ka një kurbë relative sipas karakteristikave individuale. Përgjithësisht, aktiviteti seksual pushon mbi moshën 70-vjeçare. Sipas statistikave, meshkujt 70- vjeç në 62% të rasteve e kanë të pamundur aktin seksual.
Aktiviteti intensiv seksual te meshkujt

Meshkujt kanë aktivitet intensiv seksual të hershëm në adoleshencë dhe në rininë e parë, dhe kjo nuk konsumohet as në vitet e martesës. Njerëzit që bëjnë jetë aktive seksuale në moshë të re, vazhdojnë të ruajnë relativisht aftësinë edhe në moshë të thyer. Një 50-vjeçar me 20 vjet martesë mund të ruajë një denduri raportesh edhe 3-4 herë në javë.

Mosha kur rekomandohet të fillojë jeta seksuale

Akti i parë seksual te femrat duhet të fillojë jo më parë se mosha 18 vjeç dhe te meshkujt 22 vjeç, pasi ai është i lidhur edhe me pjekurinë psikike. Nëse djali e fillon herët jetën seksuale, e përjeton atë shumë fuqishëm dhe i keqinterpreton momentet, nuk vlerëson gjendjen dhe rreziqet, madje mund të kalojë edhe në dhunë seksuale. Grupmosha e djemve adoleshentë është ajo që bën krime seksuale. Në këtë moshë nuk ka filluar të piqet mirë personaliteti seksual. Meqenëse është një moment delikat kur fillojnë të instalohen sjelljet seksuale, është mosha e rrezikut kur djemtë mund të behën transvestitë, gei, sadistë etj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY