Një 34-vjeçar në kërkim për shfrytëzim prostitucioni është arrestuar nga efektivët e Tiranës. Burime zyrtare bëjnë të ditur se në pranga ka përfunduar Fabio Ullorja, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë.
Ai u ndalua nga specialistët e Komisariatit të Policisë nr. 3, pas informacioneve që disponoheshin se fshihej në zonën e “Unazës së Re” në kryeqytet.
Fabio Ullorjan, më 28 Korrik të vitit 2015, Gjykata e Elbasanit e ka dënuar me 7 vjet e 11 muaj e 24 ditë burg, për veprat penale “Shfrytëzim të prostitucionit në rrethana rënduese”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/