Hoteli i shembur në Durrës, djali i pronarit gjallë, po nxirret nga...

Hoteli i shembur në Durrës, djali i pronarit gjallë, po nxirret nga rrënojat

241
0
Shares

Hotel Palma ishte hoteli i parë dhe ndertesa e pare e cila u shemb nga tërmeti 6 ballësh në vend.

Por, fatkeqesisht ne rrenoja mbetën Klajdi Qato dhe dy gjyshërit e tij. Me anë të forcave të emergjencës, e para që doli gjallë ishte gjyshja e Klajdit, shëndoshe e mirë me dëmtime jo të mëdha.

Pak orë më vonë u nxor edhe gjyshi i Klajdit, i cili fillimisht ishte në jetë por duket se nuk e përballoi dot faktin që nën rrënoja ishte ende nipi I tij, dhe vdiq në duart e familjareve të vet.

Por kërkimet e mundimshme dhe plot shpresë të familjes dhe emergjencave për të gjetur të gjallë Klajdin, 25-vjeçar kanë rezultuar me fat.

Djali dha shenja jeta rreth orës 12:00 dhe po nxirret nga ekipet e shpëtimit mes brohoritjeve të një numri të madh banoresh që prisnin me ankth lajmin për gjendjen e tij. Ai është djali i Arben Qatos, pronar i hoteli ‘Palma’  qe u shemb I tëri.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY