Shembet përfundimisht vila në Durrës, 2 viktima, 6 persona janë nën rrënoja

Shembet përfundimisht vila në Durrës, 2 viktima, 6 persona janë nën rrënoja

174
0
Shares

Një vilë katër katëshe është shembur në zonën e Kënetës në Durrës si pasojë e tërmetit të fuqishëm. Ndërtesa ishte ende ne kembe, por para disa minutash u rrèzua e gjitha.

Si pasojë 6 persona ndodhen nën rrënoja, ndërsa 2 për fat të keq u nxorën të pajetë.Brenda saj dyshohet se ishin 7 persona, gjyshja e shtëpisë, djali i saj (i paralizuar) me gruan dhe 4 fëmijët e djalit tjetër.

“Sipas burimeve policore, në këtë vilë banonin 8 pjesëtarë të një familje me origjinë nga Dibra. Pas tërmetit të fortë të mëngjesit vetëm një nga pjesëtarët e kësaj familje u konfirmua zyrtarisht që i kishte mbijetuar shkatërrimit. Nga 8 pjesëtarë është konfirmuar që është nxjerrë nga policia dhe është dërguar për ndihmë mjekësore ndërkohë forcat zjarrfikëse dhe të FNSH e kanë të pamundur ndërhyrjen se nga pasgoditjet ka pasur shembje të vazhdueshme duke pamundësuar ndërhyrjen e shpëtimit. Është shqetësuese thanë punonjësit e policisë për faktin se asnjë nga pjesëtarët 4 kësaj familje s’kishte kërkesa për ndihmë”, raporton Klodiana Lala.

vijon..

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY