VIDEO/ Publikohen edhe pamjet e dy pistave për avionët e drogës në...

VIDEO/ Publikohen edhe pamjet e dy pistave për avionët e drogës në Gjirokastër

57
0
Shares

Në studion e News24, Hoxha tha se bashkë me grupin e xhirimit për 1 muaj e gjysmë është bërë identifikimi i 2 pistave të përdorura më parë nga Guido Guidi.
“Për gati 1 muaj e gjysmë kemi mundur të bëjmë identifikimin ku ndodhen këto pista, për çfarë janë përdorur, a i plotësojnë parametrat. Sot bëhen 46 ditë nga momenti kur Guido dhe Guidi ngecën në pistën e sajuar të Ishmit. Ai ka qenë aty për ta inauguruar këtë pistë. E mbani mend zhurmën e madhe që u bë më 15 shtator, pastaj çfarë ndodhi gjatë asaj pasditeje, në mbrëmje, shoqërimi im nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ky është një nga rastet tipike kur thuhet çudia më e madhe 3 ditë zgjat. Gjithë kjo në 1 muaj e gjysmë na ka bërë që të përfshihemi. Jam thirrur 2 herë nga Prokuroria dhe edhe sot jam pa mjetet e mia të punës. Kjo gjë është bërë pengesë në punën time pasi në 2 celularët e mi kisha të gjithë numrat”, tha Hoxha.
Gazetari Hoxha përshkroi me detaje pistën e Çajupit, aty ku sipas burimeve të tij, janë ulur avionë për t’u ngarkuar me drogë që nga viti 2012-të
“Njëra pistë është në zonën e Malit të Çajupit, mbi 120 metra lartësi. Zona ka një rrugë të asfaltuar, atje mund të shkosh me çfarëdolloj mjeti, fushë e rrethuar me male. Për të shkuar tek qafa e Çajupit, makina ngjitet dhe pastaj zbret deri aty. Kjo është pamja fiks. (Transmetohet video) Fusha është cilësisht më e mirë se ajo e sajuara në grykëderdhjen e Ishmit. Aty nuk ke valë celulari. Në krahun e djathtë të saj ka kanale kulluese, kurse pjesa tjetër është me bar natyral të paprekur, nuk është punuar më që nga kohërat e komunizmit. Pista ka gjatësi prej 1 km e gjysmë, vetëm pjesa ku ulet aeroplani është përdorur që në 2012”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY