Ligji per KCK, plani B i Rames per te penguar SPAK

Ligji per KCK, plani B i Rames per te penguar SPAK

93
0
Shares

Nenkryetari i PD, Edi Paloka i pergjigjet Rames ne lidhje me ligjin E ri te propozuar sit nga Kryeministri. Paloka e quan ligji RKÇK, ose ndryshe plani B i Rames per te penguar SPAK.

Deklarata e Palokes:

Rama sot tregoi dhe nje here se tmerri i tij eshte nje drejtesi e pavarur. Ai qe bertiste me shume per reformen ne drejtesi, ne fakt ka bere gjithçka per te bllokuar SPAK dhe BKH.

Qe diten e pare Rama tentoi qe hetimin ta kalonte ne dore te Sajmir Tahiri dhe “çunave” te Tahirit ne polici. Pasi kete ia rrezoi Gjykata Kushtetuese, Edi Rama beri gjithçka per te penguar e zvarritur ngritjen e SPAK dhe BKH.

Sot, pikerisht, diten qe SPAK mori jete, Edi Rama vuri ne zbatim planin B, qe i jep policise se kontrolluar prej tij hetimin dhe gjykimin .

Me pak fjale, Rama realizoi sot ate qe tentoi qe ne fillim; ngritjen e nje strukture qe nxjerr jashte loje SPAK e qe, ne vend qe te luftoje krimin dhe korrupsionin, do te marre persiper mbrojtjen e krimineleve, oligarkeve dhe te korruptuarve e, mbi te gjitha, mbrojtjen e politikaneve te lidhur me krimin duke kontrolluar vete hetimin, prishur provat dhe sabotuar venien e tyre perpara drejtesise.

Por jo vetem kaq, kjo strukture do të perdoret dhe si mjet presioni dhe shantazhi ndaj kujtdo qe kercenon pushtetin e tij, gje qe, ne fakt, ka bere deri me sot policia dhe prokuroria e kapur prej tij.

Gjithçka ka te beje me friken nga SPAK dhe mbajtjen me çdo kusht te pushtetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY