“E kam mision”, Meta zotohet: Kur t’iu kthej shqiptarëve referendumin do të...

“E kam mision”, Meta zotohet: Kur t’iu kthej shqiptarëve referendumin do të largohem nga politika dhe unë

97
0
Shares

Presidenti Ilir Meta ka qënë i qartë, teksa ka mbajtur nje tjetër deklaratë për mediat, duke theksuar se do t’iu rikthejë shqiptarëve demokracinë e munguar.

Duke folur ne emer të Kushtetutës, Meta u shpreh se partitë politike kanë dështuar, dhe kjo faktohet nga mungesa e dialogut.

Në Shqipëri nuk ka më votime, por vetëm komandime. Kjo duhet të marrë fund dhe këtë do të realizojmë  të gjithë së bashku. Në 8 dhjetor fillon një dhjetor i dytë.  Në të gjitha sheshet e Shqipërisë do të komunikojmë më popullit. Presidenti është palë me popullin dhe referendumit, në mënyrë që populli të mos jetë viktimë e lojërave të partitive, por të jetën partitë që ti nënshtrohen vullnetit të qytetarëve. Nëse do bëjnë një ligj që do të cenojë interesat, populli shqiptar do ti përgjigjet me referendum. Epoka e partive përfundoi, ata nuk prodhojnë dialog të besueshëm, gjithmonë do të bëjnë lojëra të tilla dhe do t’ia hedhin fajin njëra tjetrës. Shqipëria duhet të hyjë në epokën e referendumit. Kjo klasë politike ka përfunduar në mënyrën më të turpshme. Kjo është një gjë që nuk duhet të vazhdoj më. Partitë dështuan. Nuk vijohet kështu. Ka humbur llogaridhënia ndaj qytetarëve. Shqipëria po shkon tatëpjetë dhe populli do të japë zgjidhje të mençura”-tha ai.

Meta përsëriti se Shqipëria duhet të hyjë në epokën e referendumit, duke u shprehur se klasat politike janë tallur me populln shqiptar.

“Kjo klasë politike dështoi në mënyrë më të turpshme si asnjëherë më parë. Shikoni ku ka qenë në vitet 200 dhe ku ka përfunduar sot. Partitë kanë dështuar. Më vjen keq ta them, por shikoni parlamentin, shikoni delet në parlament. Nuk vazhdohet më kështu. Të gjithë duhet t’i nënshtrohen vullnetit të popullit duke filluar me mua të parin, si presidenti i tyre.”, tha midis të tjerash.

Meta tha se shqiptarët duhet të japin vendimin e tyre për çdo çështje, qoftë edhe për ndërtimin e hidrocentraleve në lumin Vjosa.

Unë e shoh si një mision dhe në momentin që do i rikthej popullit këtë do largohem nga politika dhe nga Tirana, por jo jashtë shtetit. E kam këtë detyrë e kam këtë mision që popullit shqiptar tja kthejmë këtë”, u shpreh Meta

LIVE – Konferencë për shtyp

Publiée par Ilir Meta sur Lundi 25 novembre 2019

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY