“Interesant ky Majko”, Ish-deputeti nuk ia përton: Nuk i flet Ramës se...

“Interesant ky Majko”, Ish-deputeti nuk ia përton: Nuk i flet Ramës se e di mirë ç’i punon

139
0
Shares

Ka shumë nga socialistët të cilët nuk e kanë parë me sy pozitiv tubimin e thirrur nga presidenti Ilir Meta në ditën e rinisë, 8 Dhjetor.

Spiropali, zedhenesja e qeverisë e quajti Presidentin ne lufte me veten, ndërsa Pandeli Majko i beri thirrje të ulte palët në dialog dhe jo të nxiste konflikt.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit për Diasporën, Paneli Majko i cili nuk mbështeti tubimin e thirrur nga kreu i shtetit.

Vasili thotë se për sa kohë që Majko nuk i jep dot mend Edi Ramës është mirë të dalë dhe ai në shesh për të mbrojtur demokracinë.

Interesant ky Majko, vërtet interesant…!!! Nuk i flet dot Edi Rames, minister i te cilit eshte, se kuptohet qe nuk i flet dot.. po nuk i flet dot fare, se e di se e di mire ç’i punon Rama !? Zaten sic ja ka bere gjithmone ketij kokeuluri.

Dhe pastaj ben sikur trimerohet,i jep kurajo vehtes dhe fillon i jep mend Presidentit per 8 dhjetorin, kur as ja kerkon njeri dhe as e degjon njeri. Megjithate ç’rendesi ka ne se eshte me Ramen e 2019 apo Ramizim e 1990, rendesi ka qe te rrije minister , me apo portofol, kjo e fundit ka rendesi!

Hajde Pandi ne 8 dhjetor, dite krenarie eshte. Apo vertet se harrova….krenaria s’eshte frak, qe u rri te gjitheve….”,-shkruan Vasili.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY