VIDEO/Pamjet skandaloze kur dhunohet gjyqtari, përjashtohet përjetë basketbollisti i Tiranës

VIDEO/Pamjet skandaloze kur dhunohet gjyqtari, përjashtohet përjetë basketbollisti i Tiranës

116
0
Shares

Një episod i shëmtuar është shënuar në basketbollin shqiptar, ku serish dhuna mbetet arsyeja kryesore.

Teksa luhej perioda e katërt e takimit ndërmjet Teutës dhe Tiranës, lojtari i Tiranës Bruno Daliu ushtroi një dhunë barbare ndaj gjyqtarit Jurgen Muho.

Daliu nuk ishte dakord me një vendim të gjyqtarit dhe humbi toruan duke lëshuar grushte mbi Muhon.

Ky i fundit, me diferenca të ndjeshme fizike me lojtarin e Tiranës, përfundon i gjakosur dhe i shtrirë në tokë. Kështu shënohet incidenti i radhës i dhunës në aktivitetet sportive, të cilat jemi mësuar t’i shikojmë më shumë nëpër stadiume. Menjëherë pas kësaj këtij incidenti skandaloz, basketbollisti 34-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit.

Federata Shqiptare e Basketbollit vendosi të përjashtojë përbjetë basketbollistin e Tiranës, Bruno Deliu. Përveç dënimi nga Komisioni i Disiplinës, basketbollisti rrezikon të dënohet edhe me burg.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY