“Jemi shumë të kënaqur me PS dhe LSI, por marrëveshja nuk ka ecur me shpejtësinë dhe cilësinë e duhur”.
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi në një intervistë për “Report TV”, shprehet se nuk do të lejoje që partia e tij të përdoret si shtojcë.
“PDIU nuk është shtojcë në dorën e dikujt që mund ta përdori edhe si çok në lojën e bilardos. Do rrimë në këtë mazhorancë për sa kohë ta shohim të arsyeshme për interesat tona dhe për atë që përfaqësojmë politikisht”, u shpreh Idrizi.
Duke folur për aleancat e ardhshme politike për zgjedhjet e vitit 2017, Idrizi la të hapur çdo mundësi.
Ndërkaq duke iu referuar çështjes çame dhe ngritjes së zërit nga pala shqiptare në këtë drejtim, Idrizi thotë se Athina zyrtare nuk mund të bllokojë çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin e Europian. Sipas tij, një veprim i tillë nga Greqia, do të rezultonte një autogol i madh për vetë ata.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/