Putini, plan për agresion gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Putini, plan për agresion gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA

50
0
Shares

Vladimir Putin do të shfrytëzojë zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të sulmuar fuqishëm qytetin sirian të Aleppos. Kështu deklarojnë burimet e inteligjencës për “The Times”.
Lideri rus shpreson që shpërqendrimi do të mund t’i sigurojë atij fitoren, në qytetin që mbahet nga rebelët që prej mesi i Janarit.
Sipas burimeve për të përditshmen “The Times”, Putin mund të nisë nga sulmet që këtë javë.
Aeroplanmbajtësja e vetme e Moskës, që është rrugës për të sulmuar pozicionet e rebelëve në Mesdhe, do të sulmojë ashpër mbi Aleppo në mbështetje të regjimit sirian. Një akt i tillë do të ishte me pasoja të tmerrshme për 275 mijë personat që jetojnë në këtë zonë.
Ndërkohë, më herët u raportua se 3 nëndetëse ruse janë parë duke kaluar nëpërmjet detit irlandez, rrugës për t’iu bashkuar ofensivës kundër rebelëve në qytetin sirian.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY