Djegia e makines se gjyqtarit, policia jep detaje te reja

Djegia e makines se gjyqtarit, policia jep detaje te reja

86
0
Shares

Policia ka dhene detajet e para ne lidhje me djegien e makines se gjyqtarit te Gjykates se Shkalles se Pare ne Shkoder, Andri Ymeri. Sipas policise jane djegur dy makina nderkohe qe ajo e gjyqtarit eshte shkrumbuar.

Detajet e policise:

Më datë 24.11.2019, rreth orës 23.20, në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta ka rënë zjarr në dy mjete të parkuara tip Volkswagen në pronësi të shtetasit A. T. 50 vjeç, dhe në mjetin Mercedez-Benz, në pronësi të shtetasit A. Y. 40 vjeç, me detyrë Gjyqtar pranë Gjykatës Shkallës së parë Shkodër.

Si pasojë mjeti në pronësi të shtetasit A.T është djegur pjesërisht ndërsa mjeti në pronësi të shtetasit A.Y është djegur plotësisht.

Në lidhje me ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër,, ku vijon punën për mbledhjen e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve pasi paraprakisht dyshohet si ngjarje e qëllimshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY