EMRI/Vrau djalin e xhaxhait për 12 mijë lekë në Kamzë, kush është...

EMRI/Vrau djalin e xhaxhait për 12 mijë lekë në Kamzë, kush është i riu i ekstraduar nga Londra

159
0
Shares

Interpol Tirana në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë ka ekstraduar një 35-vjeçar nga Kukësi me banim në Kamëz, i cili në vitin 2015 vrau me thikë kushëririn e tij. I riu rezulton i dënuar në mungesë me 16 vite burg për vrasje me paramendim.

Bëhet fjalë për Granit Shehun. Ai vrau djalin e xhaxhait duke e goditur 12 herë me thikë pas një sherri për motive të dobëta. Kjo ngjarje e rëndë ndodhi në vitin 2015, ndërsa viktimë mbeti Milazim Shehu.

Si ndodhi vrasja?

Shehu akuzohet se ka qëlluar për vdekje djalin e xhaxhait të tij Milazim Shehu, më 16 shtator të vitit 2015 në Kamëz. Shkak i krimit të rëndë ka qenë një konflikt për vjedhjen e një shume prej 12 mijë lekësh në shtëpinë e shtetasit Granit Shehu.

Ky i fundit pretendonte se paratë ia kishte marrë vajza e viktimës, e cila sipas dëshmisë së gruas së të ndjerit pas vrasjes, vajza e tyre nuk dinte as të numëronte për shkak të moshës së vogël.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Horizonit”. Granit Shehu u konfliktua fillimisht me kushëririn e tij dhe më pas e goditi 12 herë me thikë për shumën e parave që ai pretendonte se ia kishte marrë vajza e vogël e viktimës. 

Më pas, i ndjeri u dërgua me urgjencë në një spital privat në Tiranë por ndërroi jetë rreth orës 01:00 të datës 17 shtator. 

Milazim Shehu ishte me detyrë inspektor në Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes dhe Territorit.Kushërinjtë me origjinë nga Kukësi kishin shtëpitë afër njëri-tjetrit në zonën e Kamzës. Pas vrasjes, Shehu u arratis dhe jetoi në Londër, Eastbourne, Leeds dhe West Midlands derisa ra në prangat e autoriteteve britanike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY