Dyshohet se e vrau kushëririn me kallashnikov, Gjykata e Shkodrës liron të...

Dyshohet se e vrau kushëririn me kallashnikov, Gjykata e Shkodrës liron të riun nga burgu

101
0
Shares

Gjykata e Shkallës së parë ka lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie” shtetasin Marash Arra i dyshuar fillimisht për vrasjen e kushëririt të tij Lazer Arra në Shosh të Dukagjinit.

Ndryshe nga policia, Prokuroria ngriti vetëm akuzën “për moskallëzim krimi”, duke mos e ngarkuar me akuza të tjera Marash Arrën.

Prokuroria kërkoi masën e sigurise “arrest shtëpie” ndërsa pala mbrojtëse “detyrim paraqitje” dhe në fund gjykata e la me “arrest shtëpie” duke bërë që të lirohet nga paraburgimi ndërsa ishte me masën e sigurisë “arrest me burg”. Sipas provave të mbërritura, shtetasi Marash Arra nuk rezulton i përfshirë në asnjë përgjigje ekspertimi.

I dyshuari Marash Arra ka mohuar që në fillim akuzën ndaj tij duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e kushëririt dhe se nuk ka dijeni se kush e ka vrarë.

Lazër Arraj u gjet i vdekur nga nipërit e tij, ndërsa mësohet se ishte duke u kthyer për në Shkodër me zahiretë e dimrit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY