I preku të gjithë me historinë e tij, lajme të mira për...

I preku të gjithë me historinë e tij, lajme të mira për kampionin e boksit Klevis Çelaj

390
0
Shares

Ka disa ditë që rrjeti zien nga historia e kampionit të boksit Klevis Celaj, i cili jetonte mes varfërisë dhe kushteve të vështira.

Pavarësisht mënyrës së jetesës, i riu ia kishte dalë të rrëmbente titullin e më të mirit të botës, ndërsa tha se shpërblimi ishte qesharak, rreth 140 mijë lekë te vjetra.

Por ka një lajm të mirë pas gjithe kesaj historie të prekshme: sensibilizmi mediatik mund të bëjë cudira të mëdha.

Në një lidhje telefonike në emisionin “Historia ime”, drejtori i Departamentit të Sportit në Vlorë, Viron Toska u shpreh se bashkia e Vlorës ka marrë të gjitha masat, që në të ardhmen Klevisi të jetë pjesë e Flamurtarit.

Sepse deri tani nuk ka qenë, ka qenë pjesë e Vllaznisë së Shkodrës. Duke u futur në buxhetin e ri do të jetë pjesë e Flamurtarit dhe do të marrë një pagë maksimale si të gjithë kampionët që janë në klub”, tha ai.

I pyetur nga Mirela Milori sesa do të marrë saktësisht, ai u përgjigj 62 mijë e 500. Pa i fshehur emocionet, Klevisi u shpreh se paratë e para që do të marrë, do t’i përdorë për të rregulluar shtëpinë e tij.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY