Ngritja e SPAK-ut, SHBA sjell në Shqipëri testin e së vërtetës për...

Ngritja e SPAK-ut, SHBA sjell në Shqipëri testin e së vërtetës për BKH, 8 prokurorët që testohen

124
0
Shares

Këshilli i Lartë i Prokurorisë njoftoi dje se në mbledhjen e së hënës, 25 nëntor, do të emërohen 8 prokurorët e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

Do bëhet miratimi i projektakteve për emërimin e 8 (tetë) prokurorëve në Prokurorinë e Posaçme: Altin Dumani, Arben Kraja, Behar Dibra, Edvin Kondilli, Elida Celami (Kaçkini), Ened Nakuçi, Enkeleda Millonai dhe Klodian Braho. Shpallja e garës për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. Miratimin e metodologjisë për vlerësimin e kandidatëve për drejtues të Prokurorisë së Posaçme”, njoftoi KLP-ja.

Ndërkohë, pak me vone, Ambasada Amerikane nepermjet një postimi në rrjetet sociale, bëri të ditur se ka dhuruar 5 paketa të kontrollit poligraf, ose siç njihen ndryshe si makinat e së vërtetës.

Këto paketa do të përdoren për testimin e kandidatëve për Byronë Kombëtare të Hetimit, institucion me rëndësi të veçantë në hetime dhe që do të jetë në varësi të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Me emërimin e prokurorëve, KLP-ja bën të ditur se do të hapë edhe garën për drejtues të kësaj Prokurorie.

Struktura e Posaçme Antikorrupsion është struktura e posaçme, që do të hetojë dhe çojë në gjykatë dosjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY