Policia ka identifikuar autorët e plagosjes së Frederik Lekës, ndodhur mbrëmjen e djeshme në Mirditë dhe po punon për arrestimin e tyre. Krimi ndodhi në vendin e quajtur “Kroji Shtogut” Mirditë.
“Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shtetasit A.N.,A.N., V.P. dhe A.P.,banues në Lezhë dhe Mirditë, kanë goditur me sende të forta dhe plagosur me armë zjarri shtetasin F. L” informon policia e Lezhes.
Ndersa ne vitin 2013, 26-vjeçarit i eshte vrare dhe babai Mark Leka me çifte prane baneses, por kjo ngjarje ende nuk eshte zbardhur.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar të plagosjes së shtetasit F. L., ndodhur mbrëmjen e djeshme.
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur “Kroji Shtogut” Mirditë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një shtetas, Policia ngriti një grup të posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se gjatë një konflikti për motive të dobëta,në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shtetasit A.N.,A.N., V.P. dhe A.P.,banues në Lezhë dhe Mirditë, kanë goditur me sende të forta dhe plagosur me armë zjarri shtetasin F. L.
Policia e Qarkut Lezhë vijon kontrollet intensive për gjetjen dhe kapjen e autorëve të dyshuar, të cilët janë shpallur në kërkim.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme hetimore.
//DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/