Ish deputetja socialiste Mimoza Hafizi ka shpërndarë një mesash në profilin e saj në “Facebook”, ku ju bën me dije se ditën e sotme do të zyrtarizohet lëvizja e saj dhe e Ben Blushit. Ajo fton të gjithë të jenë pjesë e organizatës politike që do të lansohet sot, LIBRA. Bashkë me Ben Blushin, pritet të zyrtarizojnë partinë e re në arenën politike.
FTESA
Miq, sot nis rrugëtimin organizata jonë politike, Lista e Barabartë, LIBRA. Ejani dhe ju, bëhuni pjesë e LIBRA-s!
Bëhuni mendja dhe forca e saj! Të jemi bashkë gardianë të parimeve dhe vlerave të saj të Lirisë, Drejtësisë, Barazisë, Dinjitetit dhe Solidaritetit! Sot, ora 18, Akademia e Arteve, Tiranë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/