Vasili: Skandal me BE! Në Maqedoni kundër Vettingut, në Shqipëri bëri eksperiment

Vasili: Skandal me BE! Në Maqedoni kundër Vettingut, në Shqipëri bëri eksperiment

99
0
Shares

Debati lidhur me Kushtetuesen dhe drejtësinë në pergjithesi, ka krijuar dy kahë, ata të nderkombëtarëve dhe qendrimeve të Presidentit Ilir Meta, i cili kohët e fundit është duke u kthyer “kundër” deklaratave të tyre, te cilat sipas tij, shkojnë jo ne te mirë të vendit.

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me situatën politike në vend, ndërkohë që shton se Bashkimi Evropian ka qene kundër Vetingut ne Maqedoni, ndërsa në Shqiperi ka bere eksperiment.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Vasili ka sulmuar delegacionin e BE në Tiranë, ndërsa shkruan se; “Yes man-et e politikes dhe shtetit te propagandes mund ta cojne me kenaqesi Shqiperine ne gremine me qellimin e kapjes dhe BE duhej te kundervihej fort kesaj. Por BE zgjodhi te kunderten !??”.

MESAZHI I VASILIT

Skandali!!BE kunder Vetingut ne Maqedoni,po ne Shqiperi pse beri “eksperiment”???
Zaev Kryeministri i Maqedonise ne nje interviste pak dite me pare tha:
“Unë e pata premtuar në zgjedhje, jo vetting, por atë që e cilësoj njohje e së drejtës për t’u rizgjedhur e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ishte pjesë e programit. Por, kur mora detyrën,

BE nuk dha mundësi të nisja procesin. Pse? Sepse ndoshta duhet të ndiqnin si po shkonte në Shqipëri, si do të mbyllej. Ata na thanë se nuk keni njerëz, nuk keni si të plotësoni vendet që do të mbeten bosh”. “Shqipëria tani nuk ka kapacitete si ti mbushe vendet e zbrazura dhe po funksionon pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë Supreme, gjë që nuk lejohet.” perfundon Zaev.

Ambasadori i BE ne Tirane Luigi Soreca me shume “entuziazem” ka deklaruar pak kohe me pare per Euroneës se:“Reforma në Drejtësi është ndoshta ‘perla e Shqipërisë’, jashtë rajonit apo në botë.” Po perse “perla e Shqiperise, qe ishte me aq vlere per gjithe boten nuk u lejua te kryhej as ne Maqedoni nje vend ballkanik kaq afër me Shqipërinë edhe gjeografikisht edhe si mentalitet ??Cfarë është Shqipëria për BE vend eksperimentesh ?

Po pse genjejne kaq hapur??Apo shfrytezimi i servilizmit dhe komplekseve te inferioritetit te politikes shqiptare eshte nje “aset” interesant per BE ??Po pse nuk u mor ne konsiderate nga BE rekomandimi i Komisionit te Venecias ne vitin 2015 qe thoshte:

“Komisioni i Venecias evidenton se zgjidhje të tillë radikale (si procesi i rivlerësimit) janë të paarsyeshme në kushte normale, pasi krijojnë tensione të mëdha brenda gjyqësorit, destabilizojnë punën e gjyqtarëve, shton mosbesimin e publikut në gjyqësor, shmang vëmendjen e gjyqtarëve nga detyrat e tyre normale, dhe, si çdo masë të jashtëzakonshme, krijon rrezikun e kapjes së gjyqësorit nga ana e forcës politike që kontrollon procesin.” Ky skandal duhet te jete nje moment reflektimi per te gjithe.

Yes man-et e politikes dhe shtetit te propagandes mund ta cojne me kenaqesi Shqiperine ne gremine me qellimin e kapjes dhe BE duhej te kundervihej fort kesaj.Por BE zgjodhi te kunderten !??Pasi Shqiperia u derrmua ekonomikisht me teorine e “çekut te bardhe” ne fillimet e pluralizmit,vazhduam me reformen e “plepave” ne drejtesi dhe tani na shesin per “perle” ate qe Maqedonise i thone absolutisht mos e bej se eshte e demshme dhe e paperballueshme per te. Mjaft më me eksperimente skandaloze ne kurriz te Shqiperise.
Mjaft më me servilizma qe pasurojne zyrtarucë te huaj ne kurriz te shqiptareve.

Mjaft më me pranimin e cdo budalleku si ar te kulluar vetem se nuk eshte thene shqip. Mjaft më me plaçkitjen e shqiptareve dhe zhbërjen e shtetit ne emer te reformave korruptive dhe qe kapin shtetin, por te bekuara nga ca te huaj. Eshte koha per te thene nje here e mire “Jo”!!!

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY