Kriza me buxhetin, këtë vit qeveria i jep 3 mijë lekë shpërblim...

Kriza me buxhetin, këtë vit qeveria i jep 3 mijë lekë shpërblim pensionistëve

232
0
Shares

Qeveria do të japë 3 mijë lekë të rinj në formë shpërblimi për të gjithë pensionistët, personat me ndihmë ekonomike dhe ata me aftës të kufizuar.

Vendimi është marrë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, e cila po ashtu ka përgatitur edhe një draft për rishikimin për herë të dytë të buxhetit të këtij viti.

Fondi që parashikohet të jepet nga buxheti për këtë qëllim arrin në masën e 2.2 miliard lekëve, ose 22 milion dollarëve.

Nga ky shpërblim do të përfitojnë gjithsej 731 mijë persona, ku 635 mijë janë pensionistë.

Një vit më parë shpërblimi për këto kategori ishte në masën e 5 mijë lekëve të rinj, por ecuria e dobët e mbledhjes së të ardhurave në buxhetin e shtetit ka përcaktuar një nivel më të ulët të dhënies së këtij bonusi këtë fundvit.

Të ardhurat në buxhetin e shtetit janë realizuar 103 milion dollarë më pak se plani, por rënie në realizim kanë patur edhe shpenzimet publike.
Sipas treguesve fiskalë të 10-mujorit, qeveria ka shpenzuar 130 milion dollarë më pak, ku pjesa më e prekur është ajo e shpenzimeve kapitale.

Kërkesa për dhënien e shpërblimit u kërkua fillimisht nga deputetët e Komisionit të Ekonomisë, ndërsa drafti me aktin normativ të ndryshimit të buxhetit pritet të miratohet nga Këshilli i Ministrave javën e parë të muajit dhjetor./klan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY