Një aksident sapo ka ndodhur përballë Kryeministrisë në Tiranë. Mësohet se një burrë rreth moshës 50-vjeç është përplasur nga një makinë tek kryqëzimi në afërsi të Kryeministrisë. Burime për Gazeta Express bëjnë me dije se burri ka qenë duke udhëtuar me motor në momentin që është goditur nga makina.
Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca, e cila e ka dërguar 50-vjeçarin në spital ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të mësuar shkaqet e aksidentit./Gazeta Express/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/