EMRI/Po gjykonte bandën e Shullazit, shkarkohet nga KPK gjyqtari i njohur

EMRI/Po gjykonte bandën e Shullazit, shkarkohet nga KPK gjyqtari i njohur

153
0
Shares

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të shkarkojë sot nga detyra gjyqtarin e Apelit të Durrësit, Arben Vrioni.

Sipas informacioneve, mesohet se Vrioni u shkarkua nga detyra për shkak të problemeve të theksuara me pasurinë. Hetimi për z.Vrioni ishte përfunduar vetëm në kriterin e pasurisë dhe ai ndërkohë luajti të gjitha kartat para KPK-së duke tentuar të ketë hetim edhe në dy kriteret e tjera si aftësi profesionale dhe figurë morale.

Në fakt KPK-ja vendosir ta shkarkonte atë nga detyra duke e justifikuar jo vetëm për problemet me pasurinë por edhe për shkak të sjelljes jo korrekte që kishte para KPK duke sjellë një sërë justifikimesh dhe argumentesh për ta shtyrë sa më tepër këtë proces.

Vrioni ishte aktualisht anëtar i trupës së Gjykatës së Krimeve të Rënda të Apelit që po shqyrton çështjen ndaj Emiljano Shullazit dhe të tjereve.
/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY