DETAJE/Si u zbulua ‘infermierja’ që ndihmonte Behar Bajrin, merrte rrogën fiktivisht në...

DETAJE/Si u zbulua ‘infermierja’ që ndihmonte Behar Bajrin, merrte rrogën fiktivisht në Spitalin e Shkodrës

147
0
Shares

Gjykata ditën e djeshme vendosi masat e reja të sigurisë për disa te arrestuar nga grupi kriminal “Bajri”.

Nga policia, thuhej se ne pranga ra dhe nje 32-vjeçare e cila ishte e punësuar fiktivisht si infermiere ne spitalin e Shkodrës.

Bëhet fjalë për Jorida Muratin. Policia shqiptare nisi hetimet pas një takimi në Holandë mes Muratit dhe behar Bajrit, i cili u arrestua në këtë vend dhe u ekstradua në muajin korrik në Shqipëri.

Nga  informacionet e marra nga autoritetet holandeze policia shqiptare ka mësuar se 32-vjeçarja Murati është takuar me Behar Bajrin në burg në një vizitë si e afërme e tij. Burimet thanë se mes tyre ka pasur një takim prej 3 orësh dhe nga përgjimi janë zbuluar të dhëna për hetimet. Dyshohet se Bajri i ka dhënë një letër me porosi, të cilat më pas Murati i ka zbatuar kur është kthyer në Shqipëri.

Sipas policisw, drejtuesi i grupit Behar Bajri ushtronte ndikim të paligjshëm në Spitalin Rajonal Shkodër, me qëllim që shtetasja Jorida Murati, e cila ishte e punësuar formalisht si infermiere në këtë spital dhe në të njëjtën kohë duke përfituar nga kreditimi i pagës.

Bw shkruan se hetimet e kryera, dyshohet se këta shtetas dhe 8 të tjerë, në bashkëpunimin dhe me njëri-tjetrin kanë përfituar shuma parash nëpërmjet kanosjes dhe shtrëngimit ndaj dy shtetasve.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY