Muçi i drejtohet Gjykatës Kushtetuese: Pres vendimin tuaj në lidhje me mandatin

Muçi i drejtohet Gjykatës Kushtetuese: Pres vendimin tuaj në lidhje me mandatin

100
0
Shares

Pas shkarkimit nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit, gjyqtari Besnik Muçi i është drejtuar me një letër Gjykatës Kushtetuese. Muçi shkruan se është në pritje te vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me mandatin e tij.

Pres vendimin tuaj nëse me ka mbaruar apo jo mandati. Deri në vendimin tuaj do të përmbush detyrimet e mia kushtetuese”, thuhet në letrën e Muçit drejtuar Gjykatës.

Komisioni i Posaçëm i Apelit dha vendimin për shkarkimin e Muçit për shkak të problemeve me pasurinë. Ish- prokurori u zgjodh si anëtar i Gjykatës Kushtetuese nga ana e Presidentit Meta dhe ne reagimin e tij u shpreh se KPA nuk mund të merrte vendime per te pas emërimit si anëtar i Kushtetueses.

“Bazuar në nenin 130 të Kushtetutës, i cili parashikon se:“Qenia si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër…shtetërore…” , dhe në nenin 64/b të Ligjit Nr. 96/2016 “Për statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” përcaktohet se: “Statusi i magjistratit mbaron në rastet kur: b) vërtetohen kushtet e pazgjedhshmërisë dhe të papajtueshmërisë në ushtrimin e funksionit…” statusi im i Prokurorit rezulton se ka përfunduar që prej datës 18 tetor 2019, moment ky kur unë kam filluar të ushtroj detyrën e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese. Emërimi im në Gjykatën Kushtetuese është bërë në 15 tetor 2019, pra 3-vjet pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 76 të vitit 2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417 datë 21/10/2008, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar”. Për pasojë sipas nenit 179/b, pika 3 të Kushtetutës unë nuk përfshihem si subjekt i rivlerësimit ex-officio për shkak të funksionit të Gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese, pasi këtë funksion unë nuk e kam pasur në momentin e hyrjes në fuqi të Ligjit nr. 76 të vitit 2016,” thotë Muçi.

Për këtë arsye, ai i kërkon Gjykatës Kushtetuese të shprehet për këtë çështje.

“Në këto kushte i kam kërkuar Kryetares së Gjykatës Kushtetuese, që në bazë të nenit 127 të Kushtetutës dhe nenit 9.2 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” të inicioni procedurën e verifikimit të mbarimit të mandatit tim si anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe marrjen e këtij vendimi nga Gjykata Kushtetuese në zbatim të nenit 127.2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë nëse verifikohen nga ana e Gjykatës Kushtetuese kushtet e mbarimit të mandatit tim si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të parashikuara në nenin 127 të Kushtetutës dhe nenin 9 të ligjit Nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, shkruan Muçi në deklaratë.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY