“Ka mbërritur një material sekret nga Meta”, deputetët akuza në komision: Po...

“Ka mbërritur një material sekret nga Meta”, deputetët akuza në komision: Po kërkoni kohë për pazaret e radhës

141
0
Shares

Komisioni Hetimor ka rinisur procedurat për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, në lidhje me çdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Ulsi Manja ka urdhëruar që mbledhja të bëhet me dyer të mbyllura, për shkak të administrimit të një materiali të klasifikuar si sekret shtetëror të sjellë nga kreu i shtetit.

“Kam në dorë informacionin e klasifikuar sekret. Anëtarët që kanë çertifikatë të sigurisë kanë të drejtë ose jo të njihen me informacionin.”- u shpreh Manja, kryetari i Komisionit të Ligjeve.

Nga ana tjetër, deputeti Alban Zeneli u shpreh se komisioni duhet të mbaroj punë një orë e më parë dhe se duhet të jenë korrekt para shqiptarëve, pasi sipas tij po këkrohet të bëhen pazaret e radhës.

Të bëhet sa më parë administrimi i provave të shqyrtojmë që sot e të dalim me vendim të prerë nëse e ka shkelur presidenti apo jo Kushtetutën. Çdo lloj retorike tjetër e ka cënuar integritetin e këtij procesi.  Nuk dua të bëhem pjesë e retorikës apo pazarit. Kërkoni kohë për pazarin e radhës” –është shprehur ai.

Manja tha se do të administrohej si provë draft opinion paraprak dhe ai final i komisionit të Venecias.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY