Mbledhja e Komisionit të Shëndetësisë, ku ishte i pranishëm edhe ministri Ilir Beqaj, u karakterizua nga debate të ashpra, pasi kryetarja e komisionit Albana Vokshi përsëriti akuzat për abuzim me tenderin për Check-up-in.
Vokshi: Z.Ministër, sa kontrolle janë bërë në vitin 2015 dhe për sa kontrolle është paguar privati? Dua të di sa milionë euro ose sa miliardë lekë i keni dhënë konçensionarit për xhepin e vet. Me aritmetikën tuaj, jo time!” (Ndërhyn Kodiana Spahiu)
Vokshi: Aman, Klodi, pusho. Z. ministër, ju lutem ma shpjegoni!
Beqaj: Pyetjeve provokuese për korrupsionin refuzoj t’i përgjigjem!
Spahiu: Ke kaq kohë na cmende.
Vokshi: Je bërë palë me këtë korrupsion
Spahiu: Po si mund të flasësh kur ke këtu afër.
Vokshi: Po largohu.
Spahiu: Të lutem mos fol 3 minuta.
Vokshi: Debate ka pasur edhe me deputeten Arbiola Halimi.
Spahiu: I shkatërrove njerëzit mi që kanë nevojë.
Vokshi: Mirë të lutem mos qaj aman. Spahiu: Si mundesh ti të mos merresh me qytetarin që ka nevojë.
Vokshi: Lëri këto vajtime me lot krokodili, bëj pyetjet.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/