FOTO/Kapet duke tymosur, ky është deputeti që shkel ligjin brenda Kuvendit

FOTO/Kapet duke tymosur, ky është deputeti që shkel ligjin brenda Kuvendit

108
0
Shares

Kur ligjet i bën vetë, nuk të duket e zakonshme pastaj zbatimi i tyre. Kjo vlen të thuhet për deputetin Bashkim Fino.

Deputeti i Partisë Socialiste Bashkim Fino është kapur ‘mat’ duke pirë cigare brenda korridoreve të Kryesisë së Kuvendit, duke shkelur hapur ligjin pikërisht në vendin ku është miratuar.

Edhe pse ky ligj ndalon pirjen e duhanit në ambientet e mbyllura, për Finon ky fakt nuk përbën aspak problem.

Ligji i duhanit legjitimisht njohur si Ligji për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhani është një ligj që synon të ashpërsojë luftën ndaj pirjes së duhanit dhe ka hyrë në fuqi më 26 maj të vitit 2007.

Nenet kryesore të këtij ligji kanë të bëjnë me ndalimin e pirjes së duhanit në të gjitha mjediset publike te mbyllura.

Neni 15 Ndalohet pirja e duhanit në: 

  1. a) mjediset e punës; b) institucionet shëndetësore, me përjashtim të institucioneve të shëndetit mendor (vetëm për pacientët); c) institucionet arsimore; ç) mjetet e transportit publik; d) mjedise tregtare, bare, restorante, diskoteka dhe klubet e natës; dh) mjedise të tjera publike.

Në mjediset/institucionet e mësipërme nxirret një rregullore e brendshme, ku theksohet ndalimi i pirjes së duhanit në këto mjedise dhe përcaktohet qartë personi, i cili do të jetë përgjegjës për rastet e shkeljes së këtij ndalimi nga çdo person.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY