FOTO/Skandal me librat e shkollës, nxënësit denoncojnë: Në ‘Qytetari’ nuk njihet harta...

FOTO/Skandal me librat e shkollës, nxënësit denoncojnë: Në ‘Qytetari’ nuk njihet harta e Kosovës

233
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi mesazhin e një nxënëseje të klasë së 8, e cila tregonte shqetësimin e saj pasi në librin e Qytetarisë, nuk njihej harta e Kosovës.

Kjo solli një sërë reagimesh të forta në rrjetet sociale, pasi një gafë e tillë është e pafalshme për Shqipërinë.

Pas komenteve, ka reaguar dhe ministrja e Arsimit Besa Shahini, e cila shprehet se ndihet e keqardhur për këtë, dhe se gabimi ka ardhur në zinxhir nga punonjësit e shtëpive botuese që merren me prodhimin e librave.

“Kosova është Republikë dhe njihet si e tillë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, 22 vende anëtare të BE-së, SHBA-të dhe shumë shtete të tjera aleate. Por nga autori i librit, te artisti grafik, te redaktori i shtëpisë botuese e deri te komisioni që ka dhënë OK për botim, nuk kanë qenë në gjendje ta vërejnë mungesën e shtetit të Kosovës në të!  Por padiskutim që nuk do të duhej të ekzistonin pasaktësi të tilla në librat shkollorë!”, shton ministrja Shahini.

“Lajmi i mirë është se kjo ka ndodhur ndërkohë që po zhvillohet procesi i kontrollit të librave shkollorë, pasi sivjet është mbyllur procesi i hartimit të librave të reja. Pastaj do të vihet në lëvizje detyrimi për shtëpitë botuese që t’i adresojnë menjëherë me fletë plotësuese gabimet e konstatuara, ndërsa në vijim me redaktim të plotë”, shkruan më tej Shahini.

Kujtojmë se pak ditë më parë dhe kreu i qeverisë Edi Rama postoi në profilin e tij në Facebook një video ku Kosova nuk figuronte në hartë, të cilën e korigjoi me disa orë vonesë.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY