Mediat greke kanë reaguar mjaft ashpër ndaj statusit të fundit në Facebook të kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar në të njëjtën kohë që Athina të ndryshojë qëndrim ndaj Tiranës.
Mediat greke e cilësojnë këtë status të Ramës si “
një mainfestim pa precedent arrogance” dhe “
nacionalizmi ekstrem”. Sipas tyre, akte të tilla “
synojnë që t’i fryjnë edhe më shumë zjarrit që kanë ndezur në marrëdhëniet greko-shqiptare pretendimet e papranueshme për çamët dhe përpjekjet për shkombëtarizimin e Himarës me rrëmbimin e pasurive dhe shembjen e shtëpive”.
Disa prej komenteve të mediave greke, insistojnë se “
lëvizjet e fundit të Tiranës duhet ta detyrojnë udhëheqjen politike greke që ta kuptojë se është emergjent ndryshimi i qëndrimit të deritanishëm”.
Sipas tyre ky qëndrim “
thjesht ka ushqyer dhe inkurajuar çdo lloj elementi antigrek në Tiranë, që shtroi qoftë dhe në mënyrë të tërthortë çështjen çame”. “
Idetë ekstreme të nacionalizmit shqiptar që synojnë kryesisht kundër Greqisë, kanë tendencën që të dominojnë në politikën shqiptare”, shkruajnë mediat greke, referuar statusit të kryeministrit Rama.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/