Ish Presidenti Nishani: Nuk ka me kohe per Venecian

Ish Presidenti Nishani: Nuk ka me kohe per Venecian

87
0
Shares

Kryetari i Këshillit Kombëtar i PD-së dhe ish-presidenti Bujar Nishani tha sonte ne emisionin Opinion se përplasja per Gjykatën Kushtetuese nuk ka nevojë të shkojë në Komisionin e Venecias.

Ndërkohë, ai nuk pranoi të komentonte përplasjen mes Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe Presidentit Ilir Meta.
Natyrisht që nuk marrë përsipër të bëjë komente mbi komente, qoftë për presidentin qoftë për ambasadën”, tha ish Presidenti.

Me sa kam parë dhe dëgjuar unë, Ambasada Amerikane ka bërë një sugjerim për t’ju adresuar Komisionit të Venecias. Thelbi qëndron kund tjetër, që nuk ka as kohë dhe asnjë arsye për të gjykuar edhe njëherë reformën në drejtësi. Komisioni i Venecias ka thënë shumë për këtë çështje”, shtoi Nishani.

I pyetur se cila është anëtare e Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi apo Marsida Xhaferllari, ish presidenti tha se kjo nuk ka asnjë diskutim: “Midis Kushtetues dhe Ligjit prevalon Kushtetuta. Marsida Xhaferllari, ajo është kandidaturë që ka zgjedhur presidenti. Për këtë ka folur edhe Gjykata Kushtetuese, që është i vemti organ duke e afishuar emrin e saj. Është fakt që konfirmon betimin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY