Horoskopi, 22 nentor 2019/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Horoskopi, 22 nentor 2019/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

110
0
Shares

Dashi 

Do të ndjeni dëshirën për të rikuperuar kohën dhe terrenin e humbur në raport me partnerin/en. Kërkohen konfirmime por edhe sfida të reja në lidhjen në çift.

Demi

Mëngjesi i kësaj të premteje mund të shënojë një kthesë të bujshme. Venusi do të jetë në favorin tuaj dhe dashuria do të plotësojë tablonë. Kush ka pasur probleme ekonomike, tashmë mund të veprojë me qetësi, por duke u menduar mirë.

Binjakët

Kush është i rënë moralisht, do të përjetojë një ditë disi nervoze. Mirëpo fatmirësisht yjet favorizojnë fundjavën, e cila do të jetë më se e mirë.

Gaforrja

Ka ardhur koha për të vepruar! Mbani larg çdo dyshim, frikë dhe melankoli. Duhet të jeni më të fortë, pasi ky është një moment mjaft vendimtar.

Luani

Për të lindurit e kësaj shenje muaji nëntor ësshtë mjaft i rëndësishëm. Është një moment vendimtar lidhur me dashurinë dhe sferën profesionale.

Virgjëresha

Venusi do të jetë i favorshëm për të lindurit e kësaj shenje. Do të ketë rikuperim në sferën sentimentale dhe do të rifitoni kohën e humbur, duke dalë të fituar.

Peshorja

Kjo e premte do të jetë shumë më e mirë në raport me ditët e kaluara. Megjithatë duhet të kuptoni se kush është vërtetë nga ana juaj, kë keni armik dhe kush do që t’iu shfrytëzojë vetëm për të përfituar.

Akrepi

Ky është një moment disi i çuditshëm. Pesha e përgjegjësive dhe ndryshimeve po ju streson. Jeni nervoz dhe rrezikoni që të flisni në mënyrë shumë të nxituar, gjë që mund të ketë pasoja.

Shigjetari

Kjo periudhë është e mbushur me pasion. Por në raportin në çift, ka nevojë për të qenë më të kujdesshëm pasi rrezikoni të kaloni në mërzi, ose më keq akoma në ndjenjë faji.

Bricjapi

Do të ndiheni në kundërshti me veten, ndaj ka nevojë për të bërë qartësi, shkruan noa.al. Megjithatë Saturni do të sjellë zhvillime pozitive, të cilat do e ndryshojnë ditën tuaj.

Ujori

Intuita do të jetë mjaft e mirë gjatë kësaj të premteje, ku do të keni mbështetjen e të lindurve të shenjës së bricjapit, dashit dhe binjakëve. Mirëpo duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm lidhur me shpenzimet e tepërta.

Peshqit

Është momenti që të viheni në kërkim të më shumë qetësie. Në punë duhet të merrni më shumë kohë dhe duhet të reflektoni para se të flisni.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY