Meta zbulon zyrtarin e PS: I bëri presion e shantazh anëtares Vitore...

Meta zbulon zyrtarin e PS: I bëri presion e shantazh anëtares Vitore Tusha

147
0
Shares

Presidenti Ilir Meta ka shpërthyer në akuza të forta në dalje të zyrës së tij, teksa tha se Fatmir Xhafaj ka ushtruar presion mbi Vitore Tushën, që kjo e fundit të votonte kundër Marsida Xhaferllarit në Gjykatën Kushtetuese.

“Kishim dhe zotin Xhafa që i bëri presion gjyqtares Tusha e cila e kaloi vetingun dhe mbajti hapur Gjykatën Kushtetuese , të cilën e bllokoi Rama me disa palaço ndërkombëtarë”.-u shpreh Meta.

I revoltuar, Meta tha se e vetmja zgjidhje që ka sot vendi është referendumi, ku ai do të jetë në anën e shqiptarëve, ndërsa Rama ‘’me palaçot ndërkombëtarë”.

“Nuk besoj se e keni harruar deklaratën e zotit Xhafaj që i bëri shtantazh zonjës Vitore Tusha, e cila e kaloi e para Vetingun. SHBA janë si yll, janë si shpirt, unë ua kam bërë të qartë se do të jem në anën e qytetarëve”.

“Ka vetëm një zgjidhje që është referendumi, unë do të jem në anën e qytetarëve, Rama bashkë me palaçot e tij të pyesin qytetarët”, tha Meta.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY